Gjigandi saudit i naftës, Aramco, ka arritur shifra rekord fitimesh gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Bëhet fjalë për një fitim prej 48 miliardë dollarësh.
Kjo është një rritje prej 90 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe përfaqëson fitimin neto më të lartë të eksportuesit më të madh të naftës në botë që nga viti 2019.
Në të njëjtën kohë, fitimi neto i kompanisë në gjysmën e parë të vitit u rrit në 87.9 miliardë dollarë.
Pushtimi rus në Ukrainë shkaktoi një rritje të madhe të çmimeve të naftës dhe gazit, kujton BBC.
Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj, por vendet perëndimore po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga burimet ruse të energjisë.
Përveç fitimit rekord, Aramco njoftoi gjithashtu se do të mbajë të pandryshuar dividentët në 18.8 miliardë lekë për tremujorin e tretë.
Kompania njofton gjithashtu se do të vazhdojë të rrisë prodhimin për të përmbushur kërkesën.
“Ndërsa paqëndrueshmëria e tregut global dhe pasiguria ekonomike mbeten, ngjarjet në gjysmën e parë të vitit mbështesin pikëpamjen tonë se investimi i vazhdueshëm në industrinë tonë është thelbësor për të siguruar që tregjet të mbeten të furnizuara mirë dhe për të lehtësuar një tranzicion të rregullt të energjisë”, tha Presidenti Aramco-s Amin Nasser.