Finalja e madhe Itali-Angli, mbretëresha Elisabetë ka një mesazh të veçantë

Italia dhe Anglia do të ballafaqohen në stadiumin “Wembley” për ta diskutuar trofeun e më të mirëit në Evropë në një ndeshje që pritet të jetë drithëruese për shkak të formës së mirë që po e kalojnë të dy skuadrat.

Një mesazh shumë special para kësaj ndeshje në përkrahje të Anglisë e ka lëshuar edhe mbretëresha e këtij vendi Elizabeta II.

“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës Bobby Moorit dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin ndihmës për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit.”, shkroi ajo.

“Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes time për të gjithë ju për arritjen në finale të Kampionatit Evropian, dhe të dërgoj urimet e mia të mira për nesër me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën jeni sjellë. “, thuhet në mesazhin e saj.

Mbretëresha nuk është parë në asnjë ndeshje gjatë Euro 2020 dhe, sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham, një njoftim do të bëhet së shpejti nëse ajo planifikon të marrë pjesë në lojë, raporton “MyLondon”.

Nga ana tjetër Princi William është një tifoz i madh i lojës së bukur dhe, pasi është parë në ndeshjet e mëparshme të Anglisë dhe finalet e kupave, mendohet se princi ka të ngjarë të marrë pjesë edhe në finale.

Shtuar 10.07.2021 21:20