Finalja e Conference League bën bashkë Ramën dhe Metën

Sapo ka filluar finalja e Conference League e cila luhet për herë të parë në Shqipëri.

Roma-Feyenoord, po luhet aktualisht në “Air Albania Stadium”.

Ashtu siç ndodh gjithmonë futbolli bashkon njerëzit, madje shpesh edhe armiqtë.

Ka qenë pikërisht5 kjo finale e cila ka bërë bashkë pas shumë kohësh kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Merta, të cilët ndodhen në tribunën qendroire sëbashku për të ndjekur ndeshjen.

Të pranishëm në tribunë janë gjithashtu edhe legjenda e futbollit Francesco Totti, Zvonomir Boban, Lorik Cana, kreu i UEFA-s Ceferin si dhe mjaft personalitete të njohur./albeu.com


Shtuar 25.05.2022 21:14