Filipçe: 10 persona të infektuar me variantin “Delta” (VIDEO)

Katër raste të reja me llojin “Dellta” të virusit janë konfirmuar në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Shkup.

Njëri nga pacientët është në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje më të lehtë.

Bëhet fjalë për dy çifte, të cilët paraprakisht kishin qenë jashtë vendit. Asnjëri nga pacientët nuk është i vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se për t’iu shmangur mbylljes së serishme qytetarët duhet të vaksinohen.


Shtuar 7.07.2021 16:44

Tags: ,