Fëmijë të jashtëligjshëm që jetojnë në bunker bërthamor, kjo është familja sekrete e Vladimir Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin është një lider që i pëlqen të pozojë herë duke bërë xhudo dhe herë i hipur mbi një kalë. Ndërsa pozat e ngjashme të Putinit gjenden shpesh në gazeta dhe televizione, informacionet për jetën e tij private mbahen sekret.

Një ndër pretendimet është se Putin ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut me një identitet të rremë. Dihet se lideri 69-vjeçar ka 2 vajza nga martesa me Lyudmila Shkrebnevën.

Thuhet se Putin ka dhe një fëmijë nga lidhja që kishte presidenti rus me Svetlana Krivonogikh, e cila punonte si pastruese ndërsa ishte ende e martuar në fillim të viteve 2000.

Prej shumë vitesh flitet për një lidhje mes Vladimir Putinit dhe gjimnastes, aktores dhe politikanes ruse Alina Kabaeva. Madje raportohet se çifti ka 4 fëmijë të cilët jetojnë me dy vajzat e tjera të Putinit dhe të dashurën e tij Kabaeva. Sipas pretendimit të politologut Valery Solovey ata janë vendosur në bunkerë bërthamorë në malet Altai.

Vajza e madhe e Putinit, ishte pushtuar javët e kaluara nga mesazhet e përdoruesve të rrjeteve sociale kunder babait të saj.

Demonstruesit i thanë asaj: “Babai juaj po shkatërron një vend të tërë dhe njerëzit e tij të lirë. Ju lutem përdorni zemrën tuaj për ta bërë babanë tuaj ta ndalojë këtë.”

Maria Mariya Vladimirovna Putina, tani 36 vjeç, është një endokrinologe pediatrike dhe dyshohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen, ndërsa 35-vjeçarja Katerina Yekaterina Vladimirovna Putina njihet për arritjet e saj sportive në Rusi.

Në një intervistë, Putin tha se kalon pak kohë me nipërit e tij.

Vajza më e vogël e Vladimir Putin, Katerina Tikhonova, mendohet se mund të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, kur ajo do të jetë 38 vjeç.

Është theksuar se Alina Kabaeva ka pasur një rol të rëndësishëm në projektligjin e njohur si “Dima Yakovlev”, i cili ndalon birësimin e jetimëve rusë nga qytetarët amerikanë.

Dihet se Alina Kabaeva u pa në një ngjarje në Moskë në dhjetor 2021. Thuhet se Kabaeva i bënte udhëtimet e saj me shumë fshehtësi dhe mendohet se në këto udhëtime ka përdorur identitete të rreme. Pretendohet se lidhja mes të dyve ka nisur në vitin 2008 dhe se kjo lidhje është arsyeja që Putini i dha fund martesës së tij 30-vjeçare./Përgatiti: Denisa Kovaçi-albeu.com/