Familjarët e Mateos ulen mes Vlorës dhe kërkojnë ndihmë: Mblidhuni o njerëz! (VIDEO)

Pas protestës në paraburgimin e Vlorës, familjarët e Mateo Vasiut janë zhvendosur në qendër, në bulevardin e qytetit.

Familjarët e Mateos, 8-vjeçarit të vrarë nga Klodian Çalami më 16 nëntor, kanë kërkuar sensibilizim të qytetarëve vlonjatë në nismën e tyre për të dënuar me vdekje 38-vjeçarin.

Në këto momente, familjarët kanë bllokuar qarkullimin e automjetëve duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin e vrarë në mënyrë barbare në Fier ndërkohë autori mbahet në paraburgimin e këtij qyteti.

Mësohet se familjarët kanë vazhduar marshimin paqësor nga paraburgimi në Vlorë, ku pati përplasje edhe me policinë, deri në zonën e Skelës në Vlorë.

Policia ka bllokuar rrugën ndërkohë qarkullimi është ndërprerë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.11.2021 12:09