Falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, jepet vendimi për 8 numëruesit e votave

Ka përfunduar seanca gjyqësore për 6 të arrestuarit të cilët akuzohet se kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në dy qendra votimi në Prrenjas.

6 të arrestuarit janë Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë njohur me masën detyrim paraqitje  ne ambjentet e gjykatës së Elbasanit.

Ndërsa për dy numëruesit e tjerë të shpallur në kërkim, Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito, vendimi është dhënë në mungesë.

8 personat nën akuzë ishin anëtarë të një KZAZ-je, përfaqësues të forcave të ndryshme politike si PD, PS dhe LSI.