Falsifikonte faturat tatimore, arrestohet ekonomisti në Elbasan

Policia ka arrestuar ekonomistin e një firme në Elbasan. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi është konstatuar duke transportuar një sasi pijesh alkoolike me faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasi:

M. D., 36 vjeç, banues në Elbasan (ekonomist në një firmë), pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, duke transportuar një sasi pijesh alkoolike me faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi M. G., pronari i subjektit ku po transportoheshin pijet alkoolike./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 09:29