Europa e “zaptuar” nga zjarret, bombat 100-vjeçare të Luftës së Parë Botërore gati të shpërthejnë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën dhe jo vetëm ka bërë që zjarret të shpërthejnë edhe në shtete dhe zona që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ose ndodh rrallë.

Sllovenia është një nga shtetet që po ashtu është nën “pushtetin” e flakëve, mirëpo përpos zjarreve dhe vështirësive të tyre për t’u izoluar, një rrezik akoma më i madh po paralajmërohet në këtë vend.

Bombat e groposura në tokë që nga Lufta e Parë Botërore rrezikojnë të shpërthejnë nga momenti në moment.

Sipas shtypit slloven, zjarri ka lëvizur nëpër Kras në Slloveninë perëndimore përmes zonave që dikur ishin fushëbeteja gjatë Luftës së Parë Botërore. Si rezultat, zjarri po bie në kontakt me mjetet e shpërthimit që nuk u hoqën gjatë konfliktit shekullor./albeu.com