Euro 2024/ Asnjë surprizë në pjesën e parë në Moldavi, Shqipëria shënon dhe “shkon” në Gjermani

Asnjë surprizë në Kishiniev të Moldavisë, kuqezinjtë e Shqipërisë e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë këtij rrugëtimi të kualifikueseve të kampionatit europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë e shqipërisë kanë zhvilluar një ndeshje perfekte në pjesën e parë përballë Moldavisë në Kishiniev, duke u treguar mjaft të kujdesshëm në prapavijë, me qarkullim të saktë të topit, dhe me rastin e aprë që ju ëhstë dhënë kanë shënuar.

Në minutën e 23-të të takimit Taulant Seferi ka depërtuar bukur në qendrën e mbrotjtjes moldave, ku ëhstë penguar nga mbrojtësit vendas, duke fituar penallti.


Ka qenë Sokol Cikalleshi i cili ëhstë trguar mjaft gjakftohtë nga pika e bardhë, duke e çuar topin në katërkëndëshin e portës moldave.

Me këtë rezutat Shqipër ripërsërit veten në 2016-n duke u kualifikuar për herë të dytë në një kampionat Europian.

Por këtë herë nëse rezultati mbetet i pandryshuar kuqezinjtë do të shkojnë në Gjermani si të parët e grupit.


Shtuar 17.11.2023 18:47