Era tradhti! Në Kuvend po “shkarkohet”, kush është socialisti që pi kafe mes Tiranës me Metën?

Në një kohë që në Kuvend pritet të votohet ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta është fotografuar sot në shoqërinë e deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli.

Nw tryezë veç Ilir Metës ka qenë i pranishëm dhe këshilltari i tij, Dritan Ylli dhe djali i deputetit socialist, ish-ministër i Financave, Anastas Angjeli.

Nuk dihet rreth temës së këtij takimi, por ajo që ka bërë përshtypje ka qenë fakti se takimi është bërë në një prej lokaleve përballë Kuvendit, pranë një qendre tregtare.

Mësohet se Meta ka qenë i ulur në kafe sëbashku me këshilltarin e tij dhe më pas i është bashkuar dhe deputeti i socialist, Anastas Angjeli, i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk mori pjesë në garën elektorale me Partinë Socialiste. Angjeli nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që pritet të konsituohet në shtator, shkruan panorama.

Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërkohë që sot Anastas Angjeli pritet të votojë nisëm e propozuar nga Partia Socialiste për shkarkimin e kreut të shtetit. /albeu.com/

 


Shtuar 7.05.2021 13:43

Tags: