Endri Mustafa u vra me 7 plumba, gjendet në vendngjarje arma e krimit (FOTO LAJM)

Mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, në zonën e Livadhës u gjet u vrarë me armë zjarri 32-vjeçari Endri Mustafa.

Albeu.com ka mundur të sigurojë pamjet nga vendngjarja. Viktima ka marrë 1 plumb në gojë, 3 në kokë dhe 3 në gjoks.

Gjithashtu, autori/autorët kanë lënë armën e krimit në vendngjarje.

Policia bën të ditur se, në  lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./albeu.com

 


Shtuar 17.05.2021 12:15