Vdes 40-vjeçari, “shënjestra” e atentatit në Vlorë (VIDEO)

I plagosuri në Vlorë pas një atentati me kallashnikov, ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Bledar Birçaj, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 13:32