EMRI/ Ukraina zgjedh ministrin e ri të Brendshëm

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar emërimin e Ihor Klymenko si ministër i ri i punëve të brendshme të vendit.

Klymenko, ish-shefi i policisë kombëtare të Ukrainës, po shërbente si ushtrues detyre i ministrit të Brendshëm pasi ish-ministri, Denis Monastyrsky, u vra muajin e kaluar në një përplasje helikopteri në periferi të Kievit.

Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të rangut të lartë u vranë kur helikopteri i tyre u rrëzua në një çerdhe në Brovary, në verilindje të kryeqytetit. Shtatë persona të tjerë u vranë gjithashtu, duke përfshirë një fëmijë.

Parlamenti i Ukrainës miratoi gjithashtu Vasily Malyuk si kreun e ri të shërbimeve të sigurisë të vendit, të njohur si SBU. /albeu.com


Shtuar 7.02.2023 16:55