Tronditet Greqia, “maskat” vrasin në resort biznesmenin nga Shkupi

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos rëndë një 45-vjeçar ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit, Greqi.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me fytyra të mbuluara, kanë arritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

I plagosuri Sead Slezoviq po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës./albeu.com