Emri/ Plas sherri në Korçë, 49-vjeçari godet me sende të forta në kokë një person

Një sherr brutal për motive të dobëta, ka ndodhur në Korçë. Bëhet me dije se një 49-vjeçar i identifikuar si Altin Sali, ka goditur me mjete të forta në kokë një 55-vjeçar me iniciale A.F.

Gjithashtu, policia njofton sherri ka filluar verbalisht, e më pas ka degraduar në dhunë fizike. Në vendngjarje nuk është gjetur sendi i fortë që mund të ketë përdorur autori.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49-vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55-vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 29.04.2024 09:40