EMRI/ Në kërkim për tentativa vrasjesh, arrestohet durrsaku i rrezikshëm (VIDEO)

Policia ka arrestuar 21-vjeçarin Aleksandër Mehmetaj me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më pare.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Finalizohet operacioni i koduar “Shkëmbi i Kavajës”.

Kapet dhe ndalohet një 21-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shkëmbi i Kavajës”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës.

Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:

  • Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;
  • Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;
  • Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 16.07.2021 09:43