“Po flenë gocat”, Turjani publikon foton e Orinda Hutës nga spitali menjëherë pas lindjes (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë dhe u bekuan me një vajzë.

Lajmin e ndau Turjani në Instagram ku publikoi edhe foton e tij të parë si baba. Me vajzën në krah dhe sytë e qeshur, Turi zbuloi se vajza quhet Atara, një emër shumë i veçantë dhe i rrallë.

Por të gjithë ishin kurioz për shëndetin e Orindës pas lindjes dhe si po duket ajo. Këtë kuriozitet e ka shuar Turjani teksa ka publikuar edhe një foto të mamit më të re në shoëbizin shqiptar e cila fle e qetë pranë të bijës.

“Po flën gocat”, shkruan Turjani.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar që VIP-at të lindin në spitale private, Orinda ka zgjedhur maternitetin shtetëror, Koço Gliozheni./albeu.com

Shtuar 16.07.2021 09:50