Një tjetër shqiptar ka rënë në pranga në Londër, Angli, ku është vënë në pranga Ermal Shtrezin dhe 7 shtetas të tjerë.
Mediat angleze shkruajnë se të arrestuarit janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik kokaine.
Të lidhura
None found
Operacioni ka ndodhur tre ditë më parë duke arrestuar 8 persona mes tyre edhe shqiptarin që dyshohet se importonte sasi të mëdha kokaine.
Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës, me profesion guzhinier, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.
‘Ermal Shtrezi – 39 (03.04.82) i Rrugës Lyndhurst, N22 akuzohet për komplot për importimin e drogës së klasit A dhe posedim të pasurisë kriminale;’- thuhet në mediat britanike.
Operacioni i udhëhequr nga Komanda Speciale e Krimeve të Policisë londineze, kishte për qëllim shënjestrimin e personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogës së klasit A në Mbretërinë e Bashkuar. /albeu.com/
