EMRAT/ Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim 10 persona

Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet për një prej fraksioneve të dosjes së inceneratorit të Tiranës, duke dërguar për gjykim dhjetë persona.

Mësohet se, të pandehurit e dërguar në gjykatë janë, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.

Të lidhura

None found

Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda si “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas akuzës, të pandehurit janë përfshirë në veprimtari kriminale brenda strukturës së organizuar, ndërsa hetimet për pjesë të tjera të kësaj dosjeje komplekse vijojnë ende nga SPAK.