EMRAT/ Pas Berishës DASH vijon luftën ndaj të korruptuarve, fut në listën e zezë dy ish-zyrtarë të lartë (FOTO LAJM)

Departamenti i Shtetit Amerikan po vijon me masat ekstreme ndaj zyrtarëve të korruptuar.

Ditën e sotme ka futur në listën e zezë dy ish-zyrtarë të korruptuar në Maltë.

Bëhet fjalë për Konrad Mizzi dhe Keith Schembri të cilët dyshohet se janë përfshirë në afera korruptive dhe kanë minuar sundimin e ligjit atje.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një postim në Tëitter.  “SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim./albeu.com/


Shtuar 22.12.2021 15:33