EMRAT/ Ky është 23-vjeçari që humbi jetën në Shkodër, nga aksidenti vdiq edhe 16-vjeçarja (VIDEO)

Orët e para të ditës së shtunë, në Shkodër, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një mjet tip “BMË” është futur me shpejtësi në kthesë dhe është përplasur me murin, duke u marrë jetën dy të rinjve.

Një nga viktimat e aksidentit është 23-vjeçari që shihni në foto, Amarildo Preka, që po drejtonte mjetin.

Viktimë e aksidentit ka mbetur dhe një 16-vjeçare që po udhëtonte me të e identifikuar si Driona Pirani.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit


Shtuar 31.07.2021 09:22