Ministria e Jashtme: Nga sot, këto janë rregullat e reja për të udhëtuar në Itali

Ministria e Jashme përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar rregullat e reja që shqiptarët duhet të ndjekin për të shkuar në Itali, që përfshijnë plotësimin e formularit PLF, tamponi ose testi molekular dhe  karantinë 5 ditore

Njoftimi i MEPJ:

Duke nisur nga sot, 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D, ku bën pjesë Shqipëria. ?https://bit.ly/3C0HM90

Përpara nisjes duhet plotësuar formulari PLF.        ?https://app.euplf.eu/#/

Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).

Gjithashtu, qyretarët shqiptarë në momentin e mbërritjes në territorin aitalian do të duhet të deklarojnë vetëzilolimin 5 ditor në adresën ku do të qëndrojnë. Përjashtohet karantina pë rata që qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe e dëshmojnë këtë përmes biletave.

Kategoritë që përjashtohen nga karantina I gjeni në linkun ?https://bit.ly/3yiMegR

Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme zyrtare të MEPJ-së: https://punetejashtme.gov.al/…/informacion-mbi-levizjen

/Albeu.com/