Emërimi i zëdhënëses së PS-së në krye të AMA-s, Basha: “E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar mazhorancën për votimin e kryetares së re të AMA-s në Kuvend, Armela Krasniqi, e cila më herët ka shpërbyer dhe si zëdhënëse e Partisë Socialiste.

Duke iu referuar thirrjeve nga BE që ky vendim të merret nga Kuvendi i ri në muajin shtator, të cila nuk u morën parasysh nga PS, Basha e quan qëndrimin e mazhorancës një harbutëri, dhe jo një tregim force.

Postimi i Bashes:

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Shtuar 7.07.2021 15:57