Elvis Pupa bën bashkë banorët e BBV2, zbulon surprizën e madhe

Vis Pupa ka qenë ai banor i cili ndonëse rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother Vip e pati të shkurtër, arriti të fitonte zemrat e shqiptarëve.

Së fundmi ai ka folur lidhur me këtë ekperiencë të re që sapo kaloi si dhe për planet e tij të ardhme.

Përveç projekteve muzikore, Visi tha se ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë shumica e banorëve të Big Brother Vip 2.

“Kam qejf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam rregjistruar në Amerik në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shume veta nga shtëpia e BBV2 kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…”, tha Visi për “Top Channel”./Albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 14:49