Elisa Spiropali ironizon Kryemadhin: Çizmet e saj më pëlqejnë shumë, ajo që hodhi ishte lëkurë e mirë!

Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ishte e ftuar në emisionin Investigativ “Fiks Fare”mbrëmjen e sotme.

E pyetur për mendimin që ka rreth kryetares së partisë LSI, Monika Kryemadhi, ka thënë se tek Monika i pëlqejnë çizmet duke ironizuar sulmin që kryemadhi beri ndaj Ramës vite më parë në Kuvend.

Ministrja madje shtoi se ajo që hodhi Kryemadhi në Parlament drejt kryeministrit Edi Rama, ishte lëkurë e mirë.

“Te Mona më pëlqejnë shumë çizmet,  çizmja që hodhi ajo në parlament ishte lekurë shumë e mirë, dikush e konfiskoi por Mona e kerkoi prap mbrapsht. Mona është në parlament për të marrë nuk është për të dhënë”: ka thënë Spiropali

 


Shtuar 13.04.2021 22:37