Eksportet e grurit, Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 11 korrik, diskutoi eksportet e grurit ukrainas në telefonata të veçanta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë shtyrë përpara rihapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi, të cilat Kievi thotë se janë mbyllur për shkak të një bllokade ruse.

Të lidhura

None found

Vendet perëndimore kanë rritur kërkesat e tyre për rihapjen e porteve për të lejuar dërgesat e drithit, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, vende këto që për të ushqyer popullsinë e tyre varen nga gruri ukrainas.

Erdogan i tha Putinit se është koha për të ndërmarrë veprime në lidhje me një plan të OKB-së për të krijuar korridore të sigurta në Detin e Zi për eksportet e grurit, sipas një deklarate nga zyra e për media e Qeverisë, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Zelensky tha në Twitter se ai vlerësonte ndihmën e Erdoganit për rifillimin e eksporteve të grurit dhe shtoi se Rusia duhet gjithashtu të ndalohet nga marrja e grurit ukrainas nga territoret e pushtuara.

Erdogan, i cili ka ofruar të ndërmjetësojë për çështjen e grurit, diskutoi gjithashtu situatën me Putinin.

Kremlini tha se të dy liderët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe folën për një takim “ruso-turk në nivelin më të lartë” në të ardhmen e afërt. Por, nuk u dhanë detaje të tjera./REL/


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş