Eksperti ngre alarmin: Kujdes! Këto kartëmonedha të huaja janë të falsifikuara dhe është e vështirë t’i dallosh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin sa i përket kartëmonedhave të huaja të falsifikuara. Përmes një postimi në Facebook, Karamuço bën me dije se rreziku i lartë i falsifikimit ishte në kartëmonedhat e vlerave 50 dhe 100 USD (dollarë) si dhe ato 20 paund britanike.

“Pikat valutore janë njoftuar të premten nga banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Ndërkohë që qytetarët nuk janë njoftuar ende, 50 dhe 100 USD dhe 20 (plastike) e Paundit Britanik po mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri me orgigjinalin. Ju lutem mos kryeni transaksione jashtë makinerive të përditësuara të numërimit të kartëmonedhave”, shkruan Karamuço.

Të lidhura

None found


Shtuar 18.04.2022 16:13