Në pëfundim të konferencës së përbashkët me ministrin gjerman Michael Roth, Rama ka shkëmbyer bauta me të, duke i thënë se kur Shqipëria u shpall nga BE vendi më i sigurt për pushime, edhe Gjermania e kishte zili. “Në një moment ishim më të mirët, tani edhe Gjermania na ka arritur”, tha ndër të tjera Rama dhe qesh bashkë me ministrin.
“Bashkimi Europian dhe Europa kanë thënë se sot ne jemi vendi më i sigurt për të bërë pushime. Ia thashë dhe ministrit, njëherë në jetën tonë, në historinë tonë, pa pritur e pa kujtuar, në një moment, ishim më të mirët. Tani dhe Gjermania na ka arritur. Shumë faleminderit”, tha Rama./albeu.com
Lexo edhe: Rama për negociatat: Nëse edhe këtë herë nuk na hapet dera, nuk do të mërzitem