Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, ka kritikuar ashpër liderët botërorë për masat e marra ndaj ndryshimeve klimatike.
Sipas Elizabeth, liderët botërorë flasin shumë për krizën globale të Klimës, por sipas saj ata nuk bëjnë asgjë për ta përmirësuar situatën.
Të lidhura
None found
Këto deklarata i bëri në hapjen e parlamentit Uellsian në Cardiff, në një moment kur ajo mendonte se mikrofoni ishte i fikur.
Gjatë një bisede me Dukeshën e Cornëall dhe Elin Jones, Mbretëresha iu referua samitit të klimës Cop26 në Glasgoë që fillon më 31 tetor, të cilin ajo është planifikuar të marrë pjesë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
“E jashtëzakonshme nuk është. Kam dëgjuar gjithçka për të ende nuk e di se kush do të vijë. Asnjë ide. Ne dimë vetëm për njerëzit që nuk vijnë. Është vërtet irrituese kur flasin, por ata nuk bëjnë”, u shpreh ajo.
Deklaratat e saj vijnë fill pas deklaratave të princ ëilliam që kritikonte miliarderët Jeff Bezoz dhe Elon Musk se i përqëndrojnë studimet e tyre atje ku nuk duhet dhe nuk përqëndrohen tek problemet reale në tokë./albeu.com
