“E solla këtu për një jetë më të mira, tani duhet ta kthej në vendlindje të pajetë”, rrëqeth nëna e 16-vjeçarit të vrarë në Londër

Një 16-vjeçar nga Rumania është vrarë me thikë në Londër. Mes lotësh, nëna e tij tregon se e solli në Londër për një jetë më të mirë, ndërsa tani duhet ta kthejë atë në vendlindje, pa jetë.

“E solla këtu kur ishte shtatë vjeç për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, tani ai do të kthehet në Rumani në një arkivol”, tha nëna për The Sun.

Elvis Nacu, u vra për vdekje me thikë mbrëmjen e 30 dhjetorit. Ai transferua në Londër me mamanë, babain dhe vëllain e tij tre vjeç në moshën 7- vjeçare.

Tashmë e ëma e 16-vjeçarit shprehet e penduar që vendosi të rrisë fëmijët e saj në Londër.

“Ai e donte muzikën, shikonte filma dhe luante shumë me vëllain e vogël. Ishte fëmijë i qetë dhe kurrë nuk kishte krijuar probleme në shkollë. Dua të iki nga ky vend sa më parë. Nuk do të kthehem më këtu dhe u them dhe familjeve me fëmijë që mendojnë të vijnë këtu për një jetë më të mirë, të mos ta bëjnë”, u shpreh ajo./albeu.com

 

 


Shtuar 7.01.2022 10:10