E RËNDË/ Vdes gjimnazistja shqiptare (FOTO LAJM)

Një gjimnaziste në Obliq ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e bën të ditur gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq.

Në njoftimin e tyre shkruhet se “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.

“Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj. Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet në njoftim.