E rëndë/ Qëllohet për vdekje një person në Mirditë (EMRI)

Mëngjesin e kësaj të enjteje (3 shtator), një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se të shtënat janë regjistruar në fshatin Ndërfushas, ndërsa viktimë ka mbetur Viktor Bardhi.

Sipas raportimeve 67-vjeçari Bardhi u gjet i pajetë brenda në automjet.

Ende nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.


Shtuar më 3.09.2026 09:36