Një përplasje mes një veture dhe një motoçiklete është regjistruar mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Të lidhura
None found
Motoçiklisti u dërgua me lëndime të rënda në Emergjencën e QKUK-së, por mjeku konstatoi se ai kishte ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Laurent Krasniqi, ish-banor i Big Brother VIP Kosova.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit.
Policia ka arrestuar shoferin e veturës së përfshirë në aksident. Pas vendimit të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:17, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
