Një çift bashkëshortësh në Vorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike në familje, vajza e tyre 15-vjeçe, është vetëhedhur nga një lartësi pranë banesës.
Raportohet se e reja ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Kryefamiljari mësohet se kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ishte i arrestuar për dhunë në familje.
Policia nuk ka mundur të marrë në pyetje vajzën 15-vjeçare për shkak të gjendje së saj të rënduar psikologjike, ndërsa nga deklarimet e të afërmve të saj dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë debatet dhe mosmarrëveshjet e shumta në familje.
