Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Lëpushë të Kelmendit, në Malësi të Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën, pas një rënieje të dyshuar në humnerë.
Policia bën të ditur paraprakisht se njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 10:52. Sipas të dhënave, shtetasi me inicialet F. S., rreth 40-vjeç, dyshohej se kishte rënë në një humnerë në Lëpushë.
Të lidhura
None found
Shërbimet e Policisë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Pas mbërritjes, ato konstatuan se 40-vjeçari kishte ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë rënies.
Në zonë shkoi gjithashtu grupi hetimor, i cili po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave të rënies fatale.
Hetimet vazhdojnë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
