E rëndë në Korçë/ Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit, ajo e denoncon në polici

Një 72-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Korçë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i policise:

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.