E RËNDË NË ITALI/ Ndërron jetë shqiptari në spital, 39-vjeçari u përplas nga një kamion disa ditë më parë

Është rritur bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur disa ditë më parë në Siçili të Italisë. Pas katër ditësh në gjendje kritike në spital, ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i automjetit që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Tili Pilinci, i cili ndërroi jetë në spitalin “Villa Sofia” në Palermo, ku ishte shtruar në reanimacion për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja.

Të lidhura

None found

Në momentin e aksidentit fatal, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, humbi jetën menjëherë edhe 24-vjeçari Flori Topalli, i cili ndodhej në të njëjtën makinë.

Sipas mediave italiane, 39-vjeçari ishte transportuar fillimisht në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transferua më pas në Palermo, ku mjekët u përpoqën për disa ditë ta mbanin në jetë.

Dy viktimat, me origjinë shqiptare, jetonin në zonën e Canicattì dhe Naro dhe punonin si punëtorë sezonalë në sektorin e bujqësisë.

Mëngjesin e aksidentit ata po shkonin drejt vendit të punës kur automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


Shtuar më 7.03.2026 19:07

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş