E rëndë në Greqi: Vajza shqiptare denoncon babain për përdhunim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një vajzë shqiptare akuzon babain e saj për përdhunim.

Bëhet fjalë për komunitetin Assos në Korint të Greqisë, ku ngjarja ka ndodhur në një familje shqiptare me 4 persona, prindër dhe dy fëmijë.

Sipas mediave greke 17-vjeçarja ka denoncuar të enjten në polici, se babai i saj kishte abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe.

E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit, ndërkohë menjëherë kanë shkuar në banesën e vajzës ku kanë arrestuar babain 45-vjeçar.

Ndërkohë vajza është dërguar për vizitë mjekësore në një spital në Athinë, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Kohët e fundit 45 vjecari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati.

Shtuar 7.05.2021 08:05