E rëndë në Belsh/ Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 09:30, shtetasi Klajdi Zekthi, 32-vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.

Të lidhura

None found

Pavarësisht ndërhyrjes, 32-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur strukturat përkatëse, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë mënyrën e zhvillimit të punimeve dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Shtuar 12.09.2026 12:35

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel