Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një influencere dhe i dashuri i saj, janë qëlluar për vdekje jashtë një palestre.
Kamerat e sigurisë, kanë kapur një person të armatosur që hapi zjarr ndaj çiftit të cilët po hipnin në makinë.
Influencerja, e quajtur Vielka Pulido dhe partneri i saj, Joel Abraham Chavez, mbetën të vrarë në vend.
Policia në qytetin meksikan të Pueblas, dyshon se i dashuri i Vielka, 21-vjeç, mund të ketë qenë objektivi i synuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, jashtë një palestre të quajtur Beats Fitness Center në lagjen Santa Cruz Buenavista.