E RËNDË/ Babai i pret fytin djalit 18-vjeçar, vret vajzën 15 vjeçare dhe godet 25 herë me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Diyarbakirit në Turqi.

Sipas burimeve nga mediat lokale, bëhet me dije se babai i familjes mori thikën dhe filloi të godasë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, duke i lënë të vdekur.

40-vjeçari fillimisht ia nguli thikën 25 herë bashkëshortes së tij.

Pasi e la në tokë duke menduar se e kishte vrarë, ai iu sul djalit 18-vjeçar duke i prerë fytin. Ky i fundit vdiq, kurse nëna e plagosur rëndë u dërgua në spital dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

Pasi qëlloi dy të parët, babai 40-vjeçar goditi me thikë edhe vajzën 15-vjeçare. Ajo po ashtu është në spital në gjendje të rëndë.

Fqinjët njoftuan policinë pas të bërtiturave që vinin nga shtëpia e tyre. Pasi hyri aty, policia gjeti një shtëpi të mbuluar nga gjaku me një të vdekur në vend dhe dy të plagosur./albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 14:20