E përplasi me makinë dhe më pas i nguli thikën në qafë, detaje nga plagosja e të riut në Tiranë

Detja të reja bëhen me dije nga plagosja e të riut në zonën e Brrylit në kryeqytet. Mësohet se i riu ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur fillimisht nga një makinë. Më pas, shoferi ka dalë nga makina dhe e ka plagosur me mjet prerës në qafë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar.

Ky i fundit mësohet se ka qenë në makinë me gruan dhe një fëmijë të mitur, ndërsa nuk dihet ende motivi dhe shkaku i ngjarjes.


Shtuar 31.03.2021 10:04