Prindër për herë të parë, Orinda dhe Turi konfirmojnë gjininë e bebit

Pak kohë më parë, nëpërmjet kometeve të dyshimta dhe fototve ku Orinda dhe Turi preknin barkun e moderatores u ngritën dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.

Orinda u mundua fillimisht të mohoj zërat duke publikuar një foto ku barku i dukej mjaft i sheshtë.

Por vetëm disa ditë më parë ajo publikoi foto krah Turit dhe çifti dha lajmin e ëmbël që gezoi shumë edhe gjithë ndjekësit e dyshes.

Ditën e djeshme babi i ardhshëm, Turjan Hysko festoi ditëlindjen e tij.

Për të gjithë ata që janë kuriozë për të ditur sa vjeç është Turi, po ju bëjmë me dije se producenti i njohur mbushi dje 36 vite.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Turin nëpërmjet postimeve, mesazhe që ai i ka publikuar në InstaStory.

Mirëpo, urimi më i veçantë i erdhi nga partnerja e tij që do ta bëjë baba për herë të parë, Orinda.

Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkruan “Të dua”, teksa e shoqëron me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.

Pra, sapo u konfirmua: Turi dhe Orinda do të bëhen me vajzë!


Shtuar 31.03.2021 10:03