E përplasi makina nga pas, si iu mor jeta 16-vjeçarit në Shkodër që ishte nisur për punë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër Velipojë.

Burimet bëjnë me dije se nga ky aksident ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se viktima me inicialet O.T.,  ka qënë duke ecur me një mjet bujqësor.

Mësohet se viktima ka përfunduar në një kanal anash rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ora 05:20 në fshatin Trush, ku një mjet tjetër e ka goditur nga pas mjetin bujqësor të 16-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush. Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës) Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 09:24