Roza Lati është një nga moderatoret më të komentura të ekranit shqiptarë.
Prej kohësh është aluduar se Lati i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar ndërkohë të tjera burime bënin me dije se ajo në fakt i kishte dhënë fund lidhjes së saj.
Roza i ka sqaruar të gjitha teksa ka qenë e ftuar në emision “Prive” me moderatoren Liberta Spahiu ku ka sqaruar se është beqare dhe i ka dhënë fund lidhjes.
“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë…. Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po jam ndarë! E ndava bastardin nuk më meritonte”, tha Roza./albeu.com