“E lëshuat Kosovën”, deklarata e Vuçiç ndaj deputetëve të opozitës shkakton kaos në Kuvendin e Serbisë

Kuvendi i Serbisë ditën e sotme është shoqëruar me debat dhe kaos, pas një deklarate që bër presidenti Aleksandër Vuçiç ndaj deputetëve të opozitës.

“Ju e dhatë Kosovën, ne e mbrojmë Kosovën nga njerëz si ju. Ju e dhatë Kosovën, e ne po e marrim dhe po ia japim popullit tonë dhe vendit tonë. Turp për ju gënjeshtarë! Ata prisnin që dikush t’i mbronte. Rregullorja është më e rëndësishme se Kosova, Kosova është zemra e Serbisë, ky është dallimi mes nesh”, tha presidenti i Serbisë.

Në atë moment deputetët e opozitës janë çuar në këmbë e i janë sulur Vuçiçit, duke mohuar akuzat. Kjo shkaktoi një kaos të vërtetë.

Pasi situata u qetësua, Vuçiç ka marrë sërish fjalën duke thënë:

“Ju heronj që më sulmoni mua, turp të keni. U kërkoj falje qytetarëve të Serbisë për mungesën e sjelljes dhe dhunës”./albeu.com

 


Shtuar 2.02.2023 14:42