Rama i hapur për dialog me protestuesit, Klosi: Nuk negociohet dorëheqja e qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, komentoi situatën politike në vend në emisionin Now me Erla Mëhillin, duke u ndalur te protesta qytetare që po zhvillohet prej 31 ditësh. Sipas tij, Edi Rama nuk mund të hyjë në negociata në kushtet kur pala tjetër kërkon largimin e qeverisë.

Klosi u shpreh se kërkesa e vetme e bërë nga Edi Rama dhe qeveria ka qenë që të ulen për të biseduar dhe për të dëgjuar shqetësimet që protestuesit kanë, si edhe ato që lidhen me kërkesat ndaj qeverisë. Ai tha se kjo ka qenë e vetmja qasje e mazhorancës.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se ka pasur mundësi që që në ditën e parë të krijohej një përfaqësi, por theksoi se aktualisht ekziston vetëm një kërkesë: dorëheqja e qeverisë. Sipas Klosit, është e paqartë se si mund të ulet për të negociuar një qeveri me njerëz që synojnë rrëzimin e saj, për të diskutuar pikërisht këtë rrëzim.

Më tej, ai deklaroi se grupe që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë ka çdo ditë dhe se kjo nuk përbën ndonjë gjë të pazakontë. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se qeveria duhet të japë dorëheqjen.

Në fund, Klosi tha se ata vetë kanë zhvilluar më shumë protesta se sa protestuesit aktualë, duke kujtuar se kanë qëndruar aty me ditë e me natë. Ai shtoi gjithashtu se edhe Berisha nuk dha dorëheqjen.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio