Protesta e 31-të radhazi para Kryeministrisë është shoqëruar me pamje mbresëlënëse.
Edhe këtë herë, mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin me flamuj dhe pankarta, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Në qendër të tubimit vijon të mbetet e njëjta kërkesë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat nuk do të ndalen deri sa kjo kërkesë të realizohet.
Ndërkaq, nesër në orën 10:00 është parashikuar një organizim para SPAK-ut, ku do të dorëzohet edhe libri “Albanian Files”, i nënshkruar nga protestuesit gjatë ditës së sotme.
