E la të shembej, Basha për Teatrin: Do ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte

Kreu demokrat, Lulzim Basha  ka qenë sot në Elbasan, ku është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit me rastin e Ditës së Verës

Basha u shpreh se të gjithë bashkë do t’i japin fund të keqes, sipas tij në 25 prill.

Ai ka përmendur edhe çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa tha se ai do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Teatri do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Një shoqëri nuk ka nevojë thjeshtë të mbushë barkun, por shpirtin dhe mendjen dhe këtë e bëjnë artistët.

Duhet të rikonceptojmë të gjithë mënyrën si qeveria mbron artin dhe kulturën. Trashëgimia kulturore është mbytur nga babëzia. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të jetë parim absolut.  Unë e ndjej si thirrje për ti prirë betejës për këtë ndryshim. Ti prijë betejës për ndryshimin”, deklaroi Basha. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 17:44